Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Ferizaj, nën dyshimin se ushtroi dhunë fizike ndaj një gruaje.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


