Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar, i cili menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit me burg për një vit.
Njësitet policore të Stacionit Policor Suharekë, bazuar në informacionet e mbledhura në teren, thuhet se e kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar te dyshuarin E. B (28 vjeçar) nga fshati Sllapuzhan , KK Suharekë.
I njëjti ka qenë në kërkim policor ndërsa arrestimi i tij është bërë në Rr.” Brigada 123 “” në Suharekë, në baze të URDHERARREST të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore ai është dërguar në burg në Prishtinë , në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 1 (Një) viti./KosovaNews