Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për të shtëna me armë zjarri në një fshat të komunës së Vushtrrisë.
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 11 dhjetor 2025, rreth orës 19:00, policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dy gëzhoja të armës së zjarrit.
Pas zhvillimit të hetimeve, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, tek i cili është gjetur një armë gjysmë-automatike, e cila është sekuestruar si provë materiale.
Ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo përdorim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorim i armës”. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


