Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, me dyshimin se ka sulmuar fizikisht të hënën bashkëshortin e saj.
Policia e Kosovës njoftoi në raportin e së martës se pas intervistimit, e dyshuara është liruar dhe rastin shkon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar e dyshuara kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj kosovar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “dhunë në familje”.


