Policia e Kosovës njofton se një burrë në Prishtinë është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 11:00.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


