Një burrë është arrestuar në Ferizaj.
Ai dyshohet se e ka dhunuar një femër.
Rastin e ka konfirmuar drejtori i Policisë rajonale në Ferizaj Basri Shabani.
Shabani tha se viktima është e moshës 18-vjeçare, derisa i dyshuari 42-vjeçar.
Ai theksoi se arrestimi i tij u bë të dielën dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton KosovaNews.


