Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë dhe një grua pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur të martën, në Fushë-Kosovë. Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar një mashkull dhe një femër, kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.


