Dje nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje.
Policia njofton se rastet e vjedhjes kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete.
“Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: S.0 . mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje tregohet se personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për 4 raste të vjedhjeve./KosovaNews/


