Policia në Gjilan ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjyqësore.R.M., i lindur më 1995, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për veprën penale – ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur.
Sipas njoftimit, ai është i dënuar me dy vite burgim.I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.Ndërsa, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.


