Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 00:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri.
Në një njoftim për medie thuhet se policët i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të fshatit Nerodime e Epërme dhe kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin H.A (M/K) i moshës 46 vjeçar, i cili kishte shtënë me armë zjarri.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë)”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve‘’.



