KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet kryeshefi i KRU “Gjakova” – Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij
Siguri

Arrestohet kryeshefi i KRU “Gjakova” – Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Kosova News
Kosova News 15:07 -18/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeshefi i ndërmarrjes KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi është arrestuar sot, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Arrestimi i tij ndodhi gjatë një operacioni policor që u realizua sot në Gjakovë.

Kështu kanë konfirmuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim.

“Ju informoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjakovë, kanë realizuar sot një operacion policor në Gjakovë.

Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e një personi H.K.,  të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, i cili  me vendim të prokurorit nga PSRK është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për Telegrafin

Tutje Prokuroria ka bërë të ditur për Telegrafin se gjatë ditës së sotme janë kontrolluar-bastisur edhe objekti i banimit të personit të dyshuar dhe zyra e tij në KRU Gjakovë, ku janë siguruar  dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin, si dhe janë sekuestruar: një Lap-Top, një telefon mobil Samsung Galaxy S22, para 22.205,00 Euro, Barka Ranier Wit dhe dy kontrata qe ndërlidhen me rastin.

“Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të vendosë për masën e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë”, thuhet tutje në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, në gusht të vitit të kaluar ishte është arrestuar në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore.

Ai ishte kapur nga autoritetet bullgare me t’u futur në Bullgari, derisa me familje po udhëtonte për pushime përmes kufirit me Maqedoninë e Veriut. Kjo pasi rezultoi se kërkohej ndërkombëtarisht nga Italia për trafikimin e njerëzve.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Ambasadori britanik mbështet të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Osmani përkujton Nekibe Kelmendin në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta

Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, vlerësohet adresimi i tyre

Kurti: Opozita s’do Kuvend, janë deputetë nomadikë!

Kosova News 18/03/2025 18/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?