KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet ish-mësimdhënësja e shkollës fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, dyshohet se pengoi mësimin
Siguri

Arrestohet ish-mësimdhënësja e shkollës fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, dyshohet se pengoi mësimin

Kosova News
Kosova News 11:52 -04/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ish-mësimdhënëse e shkollës fillore “Pjetër Bogdani”, në kryeqytet është arrestuar të martën nga Policia.

E, njëjta dyshohet se ka penguar procesin mësimor, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është raportuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Për këtë rast ka folur drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu.

Ajo, ka thënë se deri të revolta e ish-mësimdhënëses ka ardhur pas masës disiplinore karshi saj nga ana e DKA-së për ndërrimin e vendit të punës.

Lushaku-Sadriu ka treguar se e dyshuara më herët ka qenë pjesë e shkollës fillore “Pjetër Bogdani”, por tani është transferuar në një shkollë në periferi të kryeqytetit. Lushaku-Sadriu ka thënë se vendimi për të është marrë pas kërkesës unanime të prindërve.

“Një ish-mësuese, faktikisht pas masës disiplinore që është ndërmarrë që iu ka ndërruar vendi i punës dhe ajo në shenjë të protestës është munduar me e pengua mësimin. Është rast i izoluar, një mësuese që për fajin e saj, sepse ka pasur ankesa nga prindërit dhe ne si DKA e kemi marr vendimin me transferuar në tjetër shkollë…Ankesa ka qenë në mënyrë unanime e prindërve dhe kjo nuk ka qenë hera e parë dhe ne është dashur gjithqysh me marr masa“, tha ajo.

Për këtë rast ka njoftuar sot edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta kishte penguar procesin mësimor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Nga e hëna në Kosovë ka nisur procesi mësimor, ndërsa qysh në ditën e parë të fillimit të mësimit në një shkollë në Prishtinë ka ndodhur një përplasje mes dy nxënësve.

Gjithashtu lexoni:

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Sveçla: Lufta ndaj narkotikëve mbetet e pakompromis, në funksion të garantimit të sigurisë publike

Maqedonci në selinë e NATO-s: Kosova përkrah aleatët në mbështetje të Ukrainës dhe të sigurisë globale

Kosova News 04/09/2024 04/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore
10:09 -19/06/2026
Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë
09:29 -19/06/2026
Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit
09:27 -19/06/2026
Podujeva shënon Ditën e Çlirimit
08:56 -19/06/2026
Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë
08:55 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?