KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet ish-kryeministri i Nepalit për vdekjet në protestat e shtatorit
Botë

Arrestohet ish-kryeministri i Nepalit për vdekjet në protestat e shtatorit

Kosova News
Kosova News 12:43 -28/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryeministri i Nepalit, KP Sharma Oli, është arrestuar të shtunën në mëngjes për vdekjen e dhjetëra njerëzve gjatë protestave të dhunshme në shtator që rrëzuan qeverinë dhe rezultuan në zgjedhje të reja.

Autoritetet arrestuan udhëheqësin e fuqishëm komunist në rezidencën e tij në periferi të kryeqytetit Katmandu. Ata arrestuan gjithashtu ish-ministrin e brendshëm, Ramesh Lekhak, i cili është akuzuar se ka urdhëruar autoritetet të qëllojnë mbi protestuesit.

Ministri i Brendshëm Sudan Gurung njoftoi arrestimet në mediat sociale.

“Askush nuk është mbi ligjin. Ne kemi marrë nën kontroll ish-kryeministrin KP Sharma Oli dhe ish-ministrin e brendshëm Ramesh Lekhak,” tha Gurung. “Kjo nuk është hakmarrje kundër askujt, është vetëm fillimi i drejtësisë.”

Një hetim nga një komision i ngritur nga qeveria kërkoi dënim deri në 10 vjet burg për Oli, Lekhak dhe shefin e policisë në kohën e protestave.

Arrestimet vijnë një ditë pasi qeveria e re e kryesuar nga ish-reperi Balendra Shah mori detyrën pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet parlamentare në fillim të këtij muaji nga partia e tij, Rastriya Swatantra.
Shah dhe Gurung kanë premtuar drejtësi për të vrarët dhe të plagosurit.

Zgjedhjet ishin të parat në vend që nga protestat e udhëhequra nga të rinjtë kundër korrupsionit dhe qeverisjes së dobët më 8 dhe 9 shtator që lanë 76 të vdekur dhe më shumë se 2,300 të plagosur.

Turma të zemëruara dogjën zyrat e kryeministrit dhe presidentit, stacionet e policisë dhe shtëpitë e politikanëve të lartë që u detyruan të iknin me helikopterë ushtarakë.

Demonstratat e nxitura nga aktivistët e “Gjeneratës Z” detyruan Olin të jep dorëheqje dhe emërimin e kryeministres së parë femër të Nepalit, Sushila Karki, një gjyqtare e pensionuar e Gjykatës Supreme që shërbeu gjatë tranzicionit që çoi në zgjedhje

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 28/03/2026 28/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!
12:24 -09/07/2026
​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?