Policia e Kosovës ka arrestuar M.D (62-vjeçar), i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan si i dënuar me 18 muaj burgim për dhënie ryshfeti.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se i pandehuri u arrestua të enjten nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Viti.
“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh për veprën penale ‘’Dhënie e ryshfetit’’ nga neni 422 i KPRK-së. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.


