Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se si pasojë e sulmit, lëndime kanë pësuar i dyshuari dhe babai i tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte sulmuar fizikisht dy prindërit e tij, viktimat kosovarë dhe si pasojë e sulmit i dyshuari dhe babai i tij kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


