Policia e Kosovës njofton se është arrestuar A.C (22-vjeçar), nën dyshimin për disa vjedhje dhe vjedhje të rënda.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se i dyshuari u arrestua mbrëmjen e së mërkurës, nga njësite policore të stacionit Veriu në Prishtinë.
Sipas Policisë, rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore (nëntor 2022 – mars 2023), kryesisht në Prishtinë.
“Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të sigurojnë prezencën e personin të dyshuar: A. C. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se i dyshuari, me vendim prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku gjashtë raste.


