Policia e Kosovës njofton se është arrestur një person nën dyshimin se ka shtënë me AK-47 gjatë një ahengu familjar.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Llaushë të Podujevës, të shtunën rreth orës 19:52, ndërsa është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë në ajër me pushkë automatike. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë automatike AK 47”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.


