Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Kamenicë nën dyshimin se pas një zënke verbale ka sulmuar viktimën.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:30 dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale e kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


