Një grua është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje.
Gjakovarja është arrestuar të mërkurën, pasi dyshohet se keqtrajtoi bashkëshortin e saj.
Pas arrestimit është dërguar në stacionin policor për intervistim.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se kishte keqtrajtuar bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


