KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për vrasjen në Gjakovë
Siguri

Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për vrasjen në Gjakovë

Kosova News
Kosova News 10:19 -07/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për vrasjen në Gjakovë që ndodhi më 5 maj. Policia njoftoi të enjten se ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë. 

Në njoftimin e policisë thuhet se ‘pas një pune hetimore në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”.

Kurse të dyshuarit të parë për vrasjen, i cili ishte dorëzuar në Polici dy ditë më herët, Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar një muaj paraburgim.
 
Prokuroria ka dhënë detaje se si ka ndodhur vrasja në paraqitjen e kërkesës për paraburgim.

Sipas saj, ‘fjalosja kishte nisur në veturë ku ishin të pranishëm pesë persona. Fjalosja kishte nisur mes Q.S. dhe  të pandehurit tjetër G.I., që është arrestuar dje nga Policia’.

Sipas Prokurorisë, ata kanë dalë nga vetura, kanë filluar konfliktin fizik mes tyre, ku Q.S. e nxjerr një brisk, por e godet të ndjerin R.B. në pjesën e majtë të gjoksit. Dëshmitarët Sh.Rr dhe R.Rr e dërgojnë me shpejtësi në Emergjencë viktimën, por nuk mund t’i bëjë ballë plagës.

“Me datën 5 maj 2026 rreth orës 02:30, në rrugën ‘Mbretëresha Teuta’ në Gjakovë, me dashje dhe me mjetë të mprehtë- brisk ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.B. nga Gjakova, në atë mënyrë që si shkak i një mosmarrëveshje të çastit përderisa ndodheshin në automjetin Skoda, të cilën po e drejtonte dëshmitari Sh.Rr., e në të njëjtin automjet ndodheshin edhe dëshmitari R.Rr. dhe i pandehuri G.I., papritmas fillojnë fjalosjen në mes të pandehurve Q.S. dhe G.I. përderisa ndodheshin brenda në automjet, dalin nga automjeti dhe ashtu duke u fjalosur, fillon konflikti fizik mes tyre dhe papritmas i pandehuri Q.S., nxjerrë një brisk nga trupi i tij dhe e godet të ndjerin në pjesën e majtë të gjoksit në drejtim të zemrës, dëshmitarët Rr. e marrin viktimën dhe me të shpejtë e dërgojnë në ambulanten e qytetit, e më pas gjatë dërgimit për në Spitalin Rajonal-Reparti emergjencës ndërron jetë në ora 03:10 minuta, ku edhe është bërë konstatimi i vdekjes së tij nga mjeku kujdestar”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Masa e paraburgimit vlen deri më 4 qershor. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Gjithashtu lexoni:

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Kosova News 07/05/2026 07/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?