Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme nga njësitet policore në Vushtrri.
Sipas njoftimit të policisë, personat dyshohet për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
“Arrestimi i personave të dyshuar është realizuar në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, në kohën kur zyrtarët policor kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar te personat e dyshuar është gjetur një qese e vogël me substancës narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancës narkotike”, thuhet në njoftim.
E po në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuari F. Z., 29 vjeçar dhe M .A., 22 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Bëhet e ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./KosovaNews/


