Babai me dy djemtë janë arrestuar në Obiliq të dielën pasi dyshohen për dhunë në familje.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se të dyshuarit kanë pasur probleme vazhdimisht mes vete.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.\
Njoftimi nga Policia:
“DHUNË NË FAMILJE- Obiliq 06.08.2023 – 11:17. Janë arrestuar babai me dy fëmijët e tij kosovarë, pasi që në vazhdimësi kishin probleme në mes vete. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”


