Një 19-vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë për disa vjedhje të cilat i kishte bërë më parë.
Policia konfirmon se tashmë i arrestuari dyshohet të ketë qenë i përshirë në 15 raste.
Po ashtu, PK-ja sjell detaje tjera lidhur me këtë rast.
“Sot nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje. Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, ku janë vjedhur trotinet elektrik biçikletë, gjenerator, vegla pune etj.
Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: G.B . mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur rastet në të cilat ishte i përfshirë.


