Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten pesë persona në Gjakovë pasi dyshohen se janë përfshirë në përleshje fizike.
“Pesë persona meshkuj kosovarë të moshës madhore janë arrestuar pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje fizike rreth orës 15 e 50 në rrugën ‘Martirët e Kombit’ në Gjakovë”, ka njoftuar Policia.
Sipas njoftimit, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe trembëdhjetë fishekë, ndërsa tek një i dyshuar tjetër një shufër metalike.


