Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një shtetase e Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas i Zvicrës, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Shantazh”.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 19:00 në Fushë-Kosovë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut dhe një mashkull shtetas i Zvicrës lidhur me veprat penale të lartcekura. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.


