Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka arrestuar në Prishtinë dy persona të kërkuar, të cilët menjëherë janë dërguar në vuajtje të dënimit me burg, njëri prej 160 ditësh dhe tjetri 25 ditësh.
Policia e rajonit të Prishtinës njofton se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia ndërmori dje, arriti të arrestoj personat e kërkuar, të cilët deri më dje ishin në arrati.
“B. M, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej 160 ditësh, si dhe B. N, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej 25 ditësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.


