Policia e Kosovës njofton se të hënën ka arrestuar katër persona të dyshuar për djegien e katër veturave rreth dy muaj më parë në Prishtinë.
Siç bënë të ditur policia rasti kishte ndodhur në rrugën “1Tetori” në Prishtinë, ku janë djegur katër vetura.
“Personat e arrestuar : A. S, mashkull, 46 vjeç, S. I, mashkull, 16 vjeç, H. M, mashkull, 40 vjeç dhe L. L, mashkull, 24 vjeç”, thuhet në njoftim
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./KosovaNews


