Janë arrestuar dy zyrtarë të KEDS-it në Ferizaj pas dyshimeve për marrje ryshfeti.
“Janë arrestuar dy të dyshuar zyrtarë të KEDS-it, pasi të njëjtit nga viktima mashkull kosovar, në formë ryshfeti kanë pranuar 400 € para të gatshme, me premtim se do i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurtë”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.


