KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohen dy zyrtarë policorë, dyshohet se ndihmuan në një rast biznesmenin e arrestuar
Siguri

Arrestohen dy zyrtarë policorë, dyshohet se ndihmuan në një rast biznesmenin e arrestuar

Kosova News
Kosova News 21:38 -21/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një nënkolonel dhe një kapiten policor janë arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kanë ndërhyrë në rastin e një biznesmeni të arrestuar, duke mos e përcjellë rastin për hetim dhe duke mos e njoftuar Prokurorinë, siç do të duhej me procedurë.

Prokuroria e Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës kanë njoftuar të shtunën se dy zyrtarët policorë janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Sipas IPK-së, bëhet fjalë për një rast të ndodhur më 28 maj. Disa zyrtarë policorë ishin njoftuar për një aksident trafiku në rrugën “Shpëtim Bojku” në Pejë dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes e kanë shoqëruar në stacion edhe një të dyshuar, që s’ishte përfshirë në aksident, por që pengoi policët në realizimin e detyrave të tyre.

E dy të arrestuarit dyshohet se kanë ndërhyrë në rast, duke mos e përcjellë rastin për hetim, duke mos e njoftuar Prokurorinë dhe duke i shqiptuar të dyshuarit një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Nënkoloneli dhe kapiteni policor dyshohet se kanë ndërhyrë në këtë rast (shoqërimin e të dyshuarit në stacion) duke mos përcjellë rastin për hetim dhe nuk është njoftuar Prokuroria për rast (në kundërshtim me procedurat standarde të veprimit të policisë në raste të tilla), duke i shqiptuar të dyshuarit një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Gjithashtu lexoni:

Gërmime në Dubravë, Haliti: Nuk gjenden mbetje mortore

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

​Prokuroria Speciale këtë vitit synon të ngrit aktakuzën për masakrën e Reçakut dhe burgut të Dubravës

Në mbyllje të vizitës në SHBA, Jashari takohet me komandantin amerikan, vlerësohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së

Dështon edhe përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 21/06/2025 21/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Gërmime në Dubravë, Haliti: Nuk gjenden mbetje mortore
00:02 -22/06/2025
Dita Kombëtare e Sllovenisë festohet në kampin e KFOR-it, në Prishtinë
23:20 -21/06/2025
Albanian Roots, mbahet parada shqiptare në New York
23:16 -21/06/2025
DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve
22:25 -21/06/2025
Ukraina u kërkon aleatëve perëndimorë t’i ndajnë 0.25% të GDP-së për ta shtuar prodhimin e armëve
22:07 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?