Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Mogillë të Kllokotit dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Siç ka njoftuar Policia, gjatë një kontrolli rutinë është ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ishin dy kosovar, A.A. (2007) dhe S.H. (2006).
Në veturë janë gjetur dy automatikë AK-47.
Policia njofton se pas intervistimit të dyshuarit i ka liruar në procedurë të rregullt.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Reagues i Stacionit Policor Kllokot gjatë patrullimit në fshatin Mogillë komuna e Kllokotit ka ndalur për një kontrolle rutinë një automjet me targa vendore në të cilin kanë qenë dy të dyshuarin kosovar shqiptar të mitur A.A. (2007) dhe S.H. (2006).Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit të lartcekur zyrtarët policor kanë gjetur dy (2) armë automatike AK-47 me karikator përkatës të cilët janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje bëhet e ditur se ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për “mbajtje në pronës, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


