Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar të hënën pasdite në fshatin Vracevë të Leposaviqit, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 17:30, të dyshuarit kanë hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale, duke shmangur pikat zyrtare kufitare.
Pas arrestimit, ata janë shoqëruar për intervistim nga autoritetet përkatëse.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.


