Dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast grabitjeje ndaj tre shtetasve të huaj, i ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Falë veprimeve intensive hetimore të ndërmarra nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë e Stacionit Policor Jugu, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shpejtë i të dyshuarve.
Të arrestuarit janë: N.K., mashkull, 26 vjeç dhe A.K., mashkull, 26 vjeç, shtetas të Kosovës
Gjatë arrestimit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sendet dhe paratë që dyshohet se janë marrë gjatë grabitjes.
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.


