Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Komoran, më 6 qershor 2025, rreth orës 00:30. Të dyshuarit, në gjendje të dehur, i kanë zënë rrugën një mashkulli kosovar, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë marrë automjetin.
Viktima ka deklaruar se të dyshuarit posedonin një thikë dhe një armë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Komoran 06.06.2025 – 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në gjendje të dehur, me veturën e tyre, i kanë zënë-bllokuar rrugën viktimës mashkull kosovar i cili ishte me automjet dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, i kanë marrë automjetin. Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin një mjet të mprehtë-thikë dhe një armë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.