KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohen 2 persona në Gjilan, mashtruan disa qytetarë duke i futur në obligime kontraktuale
Kronika e Zezë

Arrestohen 2 persona në Gjilan, mashtruan disa qytetarë duke i futur në obligime kontraktuale

Kosova News
Kosova News 14:45 -26/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se ka arrestuar deh dërguar në mbajtje dy të dyshuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”. 

Sipas njoftimit gjatë zhvillimit të hetimeve disamujore, Policia ka siguruar prova të besueshme për dyshime se i dyshuari G. J., (viti i lindjes 1986) në bashkëpunim me të dyshuarin A. A., (viti i lindjes 2000) kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm në rajonin e Gjilanit.

“Të dyshuarit përmes paraqitjes së rreme dhe mashtruese, kanë arritur t’i vënë qytetarët në lajthim dhe t’i nxisin ata të nënshkruajnë kontrata si dhe të bëjnë pagesa për avans pa marrë më pas produktet e premtuara”, thuhet në njoftim. 

Gjatë hetimeve, Policia thuhet se ka identifikuar 13 persona të dëmtuar në komunën e Gjilanit dhe atë Vitisë. 

“Këta qytetarë janë futur në obligime kontraktuale në vlerë totale prej 24,607.00 €, ndërsa 9 prej tyre kanë paguar edhe avans në shumën prej 3,494.00 €, me premtimin se produkti dhe dhuratat do t’iu dorëzoheshin pas nënshkrimit të kontratave, gjë që nuk ka ndodhur”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit thuhet janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve në prezencën e avokatit sipas detyrës zyrtare, me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Gjithashtu lexoni:

Pas intervistimit, Bekim Hoxha lirohet në procedurë të rregullt

Peci përfundon intervistimin, lirohet në procedurë të rregullt

21-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

Haradinaj kritikon OVL-UÇK-në për protestën kundër Trendafilovës: “Për marre dhe qyqarllëk”

U sulmua fizikisht dhe iu vendos mjet shpërthyes tek ordinanca, Prokuroria e Policia po merren me rastin e fundit ndaj doktorit Veliu

Kosova News 26/05/2025 26/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
79%
2 km/h
Wed
20 °C
Thu
12 °C
Fri
17 °C
Sat
20 °C
Sun
20 °C

Lajmet e Fundit

Abrashi: Prokuroria Speciale po shfrytëzohet për qëllime të luftës politike
23:11 -27/05/2025
Araujo: Unë jam kapiteni i Barçës dhe do të qëndroj në klub
23:07 -27/05/2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë na mban në garë për vendin e dytë
22:39 -27/05/2025
Kurti i del në mbrojtje ministrit Peci, e quan ministrin më të suksesshëm të Qeverisë
21:58 -27/05/2025
Pas intervistimit, Bekim Hoxha lirohet në procedurë të rregullt
21:35 -27/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?