KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestimi i spiunes ruse nga Policia e Kosovës dhe deklarata e ministrit Sveçla, gjithçka që ndodhi mbrëmë
Siguri

Arrestimi i spiunes ruse nga Policia e Kosovës dhe deklarata e ministrit Sveçla, gjithçka që ndodhi mbrëmë

Kosova News
Kosova News 08:19 -07/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot në pikëkalimin kufitar në veri i është ndaluar hyrja ruses Daria Aslamova, për të cilën shumë shtete kanë thënë se ajo është angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar nën petkun e gazetares.

Ministri Sveçla ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka arrestuar rusen, Daria Aslamova, në veri të vendit.

Ndërsa përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se “shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares”.

“E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”.

Në disa fotografi që ai ka shpërndarë përmes postimit të tij në Facebook, Aslamova shihet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Sveçla ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj, dhe sipas tij, Aslamovas i ndalohet hyrja në shumë shtete.

“Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i akterëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj”.

“Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë”, ka thënë mes tjerash Sveçla.

Kosova nuk është vendi i vetëm që ia ndaloi hyrjen spiunes ruse

Daria Aslamovas i është ndaluar hyrja në Moldavi më 2017.

Atë periudhë ajo ka qenë duke punuar për median ruse, Komsomolskay Pravda, e cila njihet për qëndrimet pro-Kremlinit.

Shërbimi moldav i Radios Evropa e Lirë, ka raportuar atëbotë se shërbimet e sigurisë ia kanë ndaluar hyrjen “pasi ajo nuk ka mundur të arsyetojë arsyen e vizitës”.

Ish-presidenti moldav, Igor Dodon, pati thënë se gazetarja ishte nisur për ta intervistuar atë dhe pati kritikuar autoritetet e sigurisë për një vendim të tillë.

Dodon është njohur po ashtu për qëndrimet e tij pro-Rusisë.

Gjithashtu lexoni:

Sorensen diskuton me zyrtarët e lartë gjermanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi

Serbia po i huazon 1,9 miliard euro për blerjen e 12 avionëve “Rafale”

Kurti: Ambasadorët nuk i thërras për të folur për çështje të brendshme të Kosovës

Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me ekipet e kërkim-shpëtimit në Kosovë

Kurti: PDK-ja duhet të jetë në opozitë minimalisht edhe një mandat

Kosova News 07/08/2022 07/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Sorensen diskuton me zyrtarët e lartë gjermanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi
23:02 -20/05/2025
Serbia po i huazon 1,9 miliard euro për blerjen e 12 avionëve “Rafale”
22:47 -20/05/2025
Kurti: Ambasadorët nuk i thërras për të folur për çështje të brendshme të Kosovës
22:23 -20/05/2025
Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me ekipet e kërkim-shpëtimit në Kosovë
22:13 -20/05/2025
Rama: Anëtarësimi në BE, mundësi historike
21:47 -20/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?