KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestimet e shqiptarëve nga Serbia, muajt e verës rrezik për mërgimtarët
Siguri

Arrestimet e shqiptarëve nga Serbia, muajt e verës rrezik për mërgimtarët

Kosova News
Kosova News 22:40 -07/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Krejt lehtësisht e pa shumë zhurmë po vazhdojnë të ndodhin arrestimet e shqiptarëve të Kosovës nëpër pikat kufitare, nga ana e Serbisë.

I fundit ishte në fillim të këtij muaji, por që sfidë po llogariten muajt e ardhshëm të verës, kur fluksi i mërgimtarëve kosovarë nëpër pikat kufitare me Serbinë shtohet dukshëm.

Të gjithë mërgimtarët pa përjashtim potencialisht janë të rrezikuar po thotë avokati Xhevdet Smakiqi, që kërkon veprimin e dorës së shtetit.

“MPJD thuajse nuk ekziston fare, ekziston vetëm me ndonjë postim në facebook apo deklaratë verbale të ministres, apo eksponentëve të tjerë, cka ish dashtë me bo një qeveri normale, efektive, ish dasht me ndërmjetësit të arrijë një marrëveshje që përvec monitorimit të këtyre rasteve, të sigurohemi që lëvizja e lirë, që marrëvehshjet në Bruksel që janë arrit, dialogjet, të respektohen dhe të sigurohet lëvizje e lirë për ardhjen e diasporës në Kosovë.”, ka deklaruar Smakiqi.

Nga ana tjetër, profesori Dritëro Arifi, krejt zgjidhjen po e sheh te ndërkombëtarët, dhe ndikimin e tyre tek autoritetet serbe.

“Kosova krejt çka mund të bëjë është që me partnerët ndërkombëtarë ta bëjë një vije të kuqe që më nuk guxon t’i kidnapojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, nëse kanë shqetësime për krimet e luftës atëherë duhet ta bëjmë përmes kanaleve zyrtare të Republikës së Kosovës apo partnerëve ndërkombëtar, pra ekzistojnë një milion mundësi për të cilat ata mund t’i shprehin nëse ka shqetësime mbi këtë çështje, kjo është më shumë politike se sa që ka të bëj me çështjen e ligjit apo krimet e luftës. Mendoj që qeveria e Kosovës duhet me urgjencë ta marr këtë rast sepse kjo po na përsëritet herë pas here dhe është e dhimbshme sepse kemi persona që ende figurojnë që mbahen në burgje pa ndonjë procedurë të rregullt.”, ka deklaruar Arifi.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë se po analizojnë sjelljen e Serbisë dhe konform situatave që mund të lindin do të dalin me rekomandime për qytetarët e shtetit.

Përderisa tregojnë një veprim konkret që kanë ndërmarrë.

“Në lidhje me këto veprime të Serbisë, MPJD përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Otava, ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, si sponsorizuese e iniciativës kanadeze që ndalon veprimet e tilla arbitrare të shkaktuara nga shtetet e ndryshme për qytetarët e vendeve tjera, pjesë e së cilës është edhe Republika e Kosovës”, thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Tefik Mustafa, u arrestua më 1 qershor nga policia e Serbisë në pikën kufitare në Merdar, nën akuzat për krime lufte kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999. Të arrestuar atje vazhdojnë të jenë edhe Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Nezir Mehmetaj/ rtvd

Gjithashtu lexoni:

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Kosova News 07/06/2024 07/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
49%
2 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?