KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrest shtëpiak për një të pandehur që kishte planifikuar sulme terroriste në Kosovë
Siguri

Arrest shtëpiak për një të pandehur që kishte planifikuar sulme terroriste në Kosovë

Kosova News
Kosova News 17:38 -17/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës,  për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në çështjen penale ndaj të pandehurit K.H, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të pandehurin K.H, andaj të njëjtit  i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

I pandehuri K.H, obligohet që të qëndrojë në vendbanimin e tij dhe në asnjë mënyrë pa leje të gjykatës nuk guxon të largohet nga shtëpia e tij, ndërsa mbikëqyrjen e masës së arrestit shtëpiak do ta bëjë Policia e Kosovës, ashtu që nëse i pandehuri nuk i përmbahet kësaj mase, masa e arrestit do të zëvendësohet me masën e paraburgimit, po ashtu është obliguar Stacioni Policor që për mos respektimin e kësaj mase nga ana e të pandehurit K.H, të lajmërojë Gjykatën Themelore – Departamentin Special në Prishtinë.

I pandehuri K.H i takon organizatës terroriste ISIS, i njëjti gjatë muajve shtator – tetor të vitit 2016, sipas udhëzimeve të ish-udhëheqësit të Shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri, së bashku me të pandehurit tjerë, kishin përgatitur sulme terroriste në territorin e Ballkanit dhe atë së pari në Kosovë, kishin planifikuar që të sulmojnë ndërkombëtarët dhe institucionet  e sigurisë, me qëllim që duke luftuar seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të ndryshme, pastaj në territorin e tyre të krijojnë shtetin islamik “Iraku dhe Levant”, me këtë në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës si dhe veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Gjykata vlerëson se në bazë të rrethanave faktike, nëse i pandehuri K.H do të mbrohet në liri, i njëjti mund të ik dhe të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, e që me këto veprime do të pengonte rrjedhën e procedures penale, po ashtu gjykata vlerëson se nëse i pandehuri mbrohet në liri, ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, andaj gjyqtari i procedurës paraprake erdhi në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është e bazuar, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit K.H, me qëllim të sigurimit të pranisë së tij në procedurë penale dhe të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij

Arrestohen katër të dyshuar për veprën ‘vjedhje e rëndë në tentativë’

Kosova News 17/09/2024 17/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja
18:59 -16/06/2026
Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?