Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka deklaruar se shqiptarët duhet t’ia hapin sytë njëri-tjetrit referuar rastit të së premtes kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Berlin si me shaka ia mbylli sytë me duar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Ai ka thënë se nëpër momentet e rëndësishme gjeopolitike nëpër të cilat po kalon bota, e Kosova bashkë me të, shqiptarët duhet të jenë më afër.
Lexo po ashtu:
“Do të doja që politikanët shqiptarë t’ia çelin sytë njëri tjetrit pak më shumë, është shumë me rëndësi. Po kalojmë momentet më vendimtare gjeopolitike. Bota nuk është e njëjtë krahasuar me para 25 shkurtit 2022. Beteja është mes autokracive dhe demokracive. Një akter që e kemi këtu afër kojshi, janë shumë të afërt me ta (Rusinë) edhe në koordinim të politikave, me baza ushtarake pranë Kosovës, dallimi është shumë i madh. Nganjëherë shkojmë në Strasburg dhe evropianët çuditen me Ballkanin, veçanërisht me Vuçiqin”.