Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Adrion Pajaziti, ditën e sotme është zyrtarizuar te Hajduk Spliti.
Pajaziti ka nënshkruar kontratë afatgjate me ekipin kroat, ku do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2029, shkruan IndeksOnline.
”Adrion, mirë se erdhe në Hajduk! Të urojmë shumë fat, suksese dhe paraqitje të mira me fanellën e bardhë!” thuhet në njoftimin e klubit.
Kujtojmë që Pajaziti e njeh mirë elitën e futbollit kroat, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Goricas.