KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, vjen përkrahja e parë nga një shtet i Evropës
Politikë

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, vjen përkrahja e parë nga një shtet i Evropës

Kosova News
Kosova News 15:44 -15/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Estonia ka premtuar përkrahje për Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Reinsalu, ka shkruar në Twitter pas aplikimit të Kosovës për statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në BE.

“Estonia qëndron e gatshme për ta përkrahur Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Reinsalu.

#Kosovo?? has delivered application for #EU?? membership.
Estonia?? stands ready to support Kosovo on its path to the European Union.

— Urmas Reinsalu (@UrmasReinsalu) December 15, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dorëzuar aplikimin në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ceremonia është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë, ndërsa aplikimin Kurti ia ka dorëzuar ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulash Bek.

Kurti e ka quajtur ditë historike për Kosovën të enjten kur në Pragë ka dorëzuar aplikimin për statusin e shtetit kandidat në BE.

“Kjo është ditë historike për popullin e Kosovës dhe ditë e jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë. Letra që kam sjellë bartë shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë. Flet për aspiratat tona për t’iu bashkuar BE-së. I përgjigjet vizionit të Evropës që është e përgjithshme e plotë dhe në paqe dhe një Evropë që ka të ardhme të ndritur”.

Kurti ka shtuar se Kosova e kupton detyrën e saj dhe se me meritat e veta i duhet të shkojë përpara.

Një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si “hap historik” për Kosovën.

VIDEO – Kryeministri Kurti dorëzon aplikimin për anëtarësim e Kosovës në Bashkimin Evropian

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani shpreh gatishmëri për konsultime pas ngërçit politik

2 vjet burgim për vozitësin që i shkaktoi vdekjen një gruaje në komunikacion

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it te Kurti, nuk flasin për media

Organizatat e dala nga lufta: Vizita e Trendafilovas, e papranueshme dhe fyerje

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë – policia njofton për masa të sigurisë dhe kufizime të trafikut

Kosova News 15/12/2022 15/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës nis fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
15:59 -12/05/2025
Vrasjet e ushtarëve shqiptarë të vrarë në armatën e ish-Jugosllavisë, plagë të hapura që kërkojnë drejtësi
15:52 -12/05/2025
Isufaj i Prokurorisë Speciale takon ambasadorin Hargreaves, flasin për ngritjen e kapaciteteve të hetimeve
15:36 -12/05/2025
Presidentja Osmani shpreh gatishmëri për konsultime pas ngërçit politik
15:15 -12/05/2025
2 vjet burgim për vozitësin që i shkaktoi vdekjen një gruaje në komunikacion
14:47 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?