KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Apeli vërteton dënimin me një nga një vit burgim ndaj dy zyrtarëve të Fushë-Kosovës
Siguri

Apeli vërteton dënimin me një nga një vit burgim ndaj dy zyrtarëve të Fushë-Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:26 -30/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit me vendimin e 29 nëntorit 2023 ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin dy zyrtarët e Gjendjes Civile në Fushë Kosovë ishin dënuar me nga një vit burgim efektiv për korrupsion.

Ibrahimi dhe Shala akuzoheshin se në cilësinë e zyrtarëve të Gjendjes Civile, në mënyrë të kundërligjshme kanë regjistruar persona në regjistrat e Gjendjes Civile.

Kundër këtij vendimi, ankesë kishin parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit Ibrahimi avokati Shemdi Bunjaku dhe mbrojtësi i të akuzuari Shala avokati Rrustem Lajqi.

Këto ankesa të njëjtit i kishin parashtruar me propozim që çështja të kthehet në rigjykim dhe rivendosje.

Ndërkaq, Prokuroria e Apelit në parashtresën e saj kishte propozuar që të refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore të vërtetohet.

Mirëpo, Gjykata e Apelit, kishte gjetur se ankesat janë pjesërisht të bazuara dhe se edhe sipas detyrës zyrtare aktgjykimi duhet të ndryshohet.

Në arsyetimin e vendimit të Apelit thuhet se kjo gjykatë ka gjetur të bazuar pretendimin e mbrojtjes vetëm sa i përket cilësimit juridik që mbrojtja ka theksuar se është tejkaluar akuza.

Në rastin konkret Apeli ka gjetur se gjykata e shkallës së parë i ka shpallur fajtorë për veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës zyrtare” në vazhdimësi, përkundër se Prokuroria në aktakuzë nuk i ngarkonte të pandehurit në vazhdimësi.

“Kolegji i Gjykatës së Apelit ka parasysh se gjykata e shkallës së parë nuk ka tejkaluar akuzën në aspekt të identitetit objektiv të akuzës në raport me aktgjykimin, kjo për faktin se gjykata e shkallës së parë nuk ka ndryshuar asnjë fakt vendimtar në përshkrimin e rrethanave faktike që ka pretenduar në akuzë prokurori”, thuhet në vendimin e Apelit.

Pra, rrjedhimisht sipas Apelit, akuza nuk është tejkaluar në kuptimin të fushëveprimit të fakteve nga ana e gjykatës, por rezulton në aspekt të cilësimit juridik kur të pandehurit i ka shpallur fajtorë për veprën penale në vazhdimësi.

“…e që kjo ka shkaktuar edhe zbatim të ligjit penal në dëm  të të pandehurve, duke qenë se nuk kishte pretendim të akuzës për sa i përket vazhdimësisë”, thuhet tutje në vendim.

Mirëpo, pretendimet tjera kolegji i kësaj gjykate i ka gjetur si të pabazuara duke qenë se dispozitivi i aktgjykimit për sa i përket gjendjes faktike është i qartë, konkret dhe nuk rezulton se ka kundërthënie për faktet vendimtare që përbëjnë elementet e figurës së veprës penale në veprimet e të pandehurve.

Tutje, sipas Apelit gjykata e shkallës së parë drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike kur ka konstatuar se veprimet e të pandehurve ishin me dashje dhe qëllimi për të përfituar personat tjerë, veprime këto që ishin në tejkalim të kompetencave brenda detyrës së tyre zyrtare.

Po ashtu, gjykata e Apelit ka konstatuar se kur gjykata e shkallës së parë ka shqiptuar dënimin me burgim prej një viti për secilin të pandehur ka marrë për bazë rrethanat që ndikojnë në llojin dhe lartësinë e dënimit.

“… dhe se me këtë rast kolegji i konsideron se këto rrethana në raport me të pandehurit janë vlerësuar dhe peshuar drejt në raport me veprën që është vërtetuar se të pandehurit e kanë kryer”, thuhet në vendimin e Apelit, shkruan Betimi për Drejtësi.

Ndërsa, sa i përket shqiptimit të dënimit plotësues, Apeli në këtë rast ka gjetur se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka shqiptuar tri kategori të dënimit plotësueses kur të pandehurve ua ka ndaluar ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës zyrtare për periudhën kohore 2 vjeçare.

“Kolegji ka gjetur se një dënim i tillë në rastin konkret nuk mund të shqiptohet marrë për bazë faktin se të pandehurit ishin zyrtar publik në shërbim publik, konkretisht shërbyes civil, rrjedhimit dispozita nga neni 65 ka përcaktuar se kur shqiptohet dënimi me burgim e që gjykata e shkallës së parë ka shqiptuar dënim me burgim ndaj të pandehurve, sipas kësaj dispozite të pandehurve mund të ndalohet ushtrimi i funksionit në administratën publike ose në shërbim publik”, thuhet në vendim.

Prandaj, sipas këtij vendimi dënimi plotësues i ndryshuar nga Apelit është në funksion të zbatimit të drejtë të Kodit Penal e rrjedhimit ky lloj dënimi është më i favorshëm për të pandehurit.

Me dënimin plotësues të shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë, sipas Apelit, ishte kufizuar ushtrimi edhe i profesionit edhe i veprimtarisë edhe i detyrës, ndërsa me dënimin e përcaktuar nga Apeli, rezulton se kufizohet vetëm funksioni she shërbimi specifikisht në administratën publike, nga ku edhe ishte kryer vepra penale nga të akuzuarit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 15 janar 2019,  nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Latif Ibrahimi dhe Bejtullah Shala akuzoheshin se në cilësinë e zyrtarëve të Gjendjes Civile në Komunën e Fushë-Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme kanë regjistruar persona në regjistrat e Gjendjes Civil.

Gjithashtu lexoni:

Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare

Ushtarët bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

Osmani kujton Rugovën në Ditën e Presidentit

Policia arreston 4 persona për grabitje në një pompë derivatesh në Pejë

Kosova News 30/12/2023 30/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 12°
79%
3 km/h
Sat
12 °C
Sun
13 °C
Mon
15 °C
Tue
19 °C
Wed
18 °C

Lajmet e Fundit

Sulme me thikë, armë dhe 100 të lënduar në festën e Napolit
15:48 -24/05/2025
Plotë 39 të lënduar, tre të arrestuar dhe një armë e sekuestruar pas festimeve të titullit të Napolit
15:45 -24/05/2025
Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
15:38 -24/05/2025
Sveçla për rastin me maturantët serb: Po përdoret për propagandë
15:09 -24/05/2025
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
14:41 -24/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?