KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Apeli liron nga akuza për privim të kundërligjshëm të lirisë dy ish-drejtorët e IPK-së
Siguri

Apeli liron nga akuza për privim të kundërligjshëm të lirisë dy ish-drejtorët e IPK-së

Kosova News
Kosova News 17:00 -29/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke liruar nga akuza ish-drejtorin e Departamentit për Hetime në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), Jetullah Aliu dhe ish-drejtoreshën për Hetime Speciale në këtë institucion, Valbona Osmani, të akuzuar për privim të kundërligjshëm nga liria.

Aktgjykimi i Apelit është marrë më 25 maj 2023, nga kolegji i gjyqtarëve me përbërje nga kryetari i kolegjit Ferit Osmani dhe anëtarë gjyqtarët Kadrije Goga-Lubishtani dhe Skender Çoçaj.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 14 korrik 2022, e kishte liruar nga akuza ish-kryeshefin e IPK-së, Fitim Shishani, ndërsa me nga 1 vit e 5 muaj burgim me kusht, i kishte dënuar të akuzuarit Aliu dhe Osmani.

Ndaj këtij aktgjykimi, ankesë kishte ushtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbrojtësit e të akuzuarit Aliu, avokatët Skender Musa dhe Faton Hyseni dhe mbrojtësi i të akuzuarës Osmani, avokati Florin Vërtopi.

Prokuroria kishte ushtruar ankesë për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit mbi sanksionin penal, kurse mbrojtja për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së Ligjit Penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit lidhur me sanksionin penal, me propozim që të mbrojturit e tyre të shpallen të pafajshëm ose lënda të kthehet në rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Apeli refuzoi si të pabazuar ankesën e Prokurorisë, ndërsa vendosi t’i aprovojë ato të mbrojtësve të dy të akuzuarve, ndërsa ndryshoi aktgjykimin e Themelores, duke liruar nga akuza Aliun dhe Osmanin.

Në arsyetimin e vendimit, thuhet se Apeli konstatoi se aktgjykimi i ankimuar duhet të ndryshohet përkitazi me të pandehurit Jetullah Aliu dhe Valbona Osmani dhe të akuzuarit të lirohen nga akuza, kurse ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, refuzohet si e pabazuar.

Sipas Apelit, me aktgjykimin e ankimuar përkitazi me të pandehurit Aliu dhe Osmani, si rezultat i vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike është shkelur Ligji Penal sipas nenit 385, par.1, nënpar.1.3 të KPP-së në dëm të të pandehurve, pasi nga provat e administruara nuk është vërtetuar se kanë kryer veprën penale “Privim i kundërligjshëm i lirisë”.

“Kjo për faktin se nga gjitha provat dhe dëshmitë të paraqitura gjatë zhvillimit të procedurës në këtë çështje penale, nuk është vërtetuar se të pandehurit Fitim Shishani, Jetullah Aliu dhe Valbona Osmani ta kenë burgosur, mbajtur të mbyllur apo në çfarëdo mënyrë tjetër ta kenë privuar nga liria të dëmtuarin-dëshmitarin Q.V, ashtu siç pretendohet në aktakuzë dhe në aktgjykimin e ankimuar”, thuhet në vendim.

Tutje, Apeli thekson se i dëmtuari nuk ishte privuar kundërligjshëm nga liria, ngase ishte marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit dhe se kjo dëshmohet edhe me procesverbalet e Stacionit Policor në Ferizaj.

Gjithashtu lexoni:

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Aktakuzë ndaj 6 personave për planifikim të vrasjes dhe krim të organizuar

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Kosova News 29/06/2023 29/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
09:34 -31/07/2026
Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte
08:54 -31/07/2026
Para seancës së 6 gushtit, Haxhiu sot në takim me përfaqësuesit e partive politike
08:51 -31/07/2026
Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane
22:54 -30/07/2026
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?