Përderisa shitësit e telefonave celularë në Kosovë ditë më parë kishin njoftuar se çimimet e Iphone dhe Samsung do të rriten për shkak të tarifave të reja të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump, sot Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së njoftoi se elektronikat e importuara në Shtetet e Bashkuara do të përjashtohen nga tarifat e gjera të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton KosovaNews.
Telefonat inteligjentë, monitorët e kompjuterëve dhe pjesë të ndryshme elektronike janë ndër produktet e përjashtuara, shkruan cnn.
Përjashtimi zbatohet për produktet që hyjnë në Shtetet e Bashkuara ose që nxirren nga magazinat që nga data 5 prill, sipas njoftimit.
Ky veprim vjen pasi administrata Trump vendosi një tarifë minimale prej 145 për qind për mallrat kineze të importuara në SHBA.
Këto tarifa do të kishin një ndikim të madh te gjigantët e teknologjisë si Apple, që prodhon iPhone dhe produkte të tjera në Kinë.