KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Antidroga arreston pesë persona në rajonin e Prishtinës, sekuestrohet drogë dhe armë
Siguri

Antidroga arreston pesë persona në rajonin e Prishtinës, sekuestrohet drogë dhe armë

KosovaNewss
KosovaNewss 09:46 -16/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dje rreth orës 21:00, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e antidrogës dhe Njësitë për reagim të shpejtë në Prishtinë kanë realizuar një plan taktik për zbatimin e urdhëresës për bastisje në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat si në vijim:

– Tek i dyshuari me iniciale (A. P;1978) në gjep i janë gjet (9) qese me narkotik të llojit kokainë me peshë prej 5 gr. dhe (770) Euro, kurse ne veturën e tij BMW X6, janë gjet (435) euro para të gatshme.

– Në lokal/kafene në pjesën e banakut i janë gjetur edhe një (1) paketim me 99.2 gr. substancë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, një armë/revole me një karikator dhe (7) fishek, në një dollap në banak janë gjet edhe 18 fishekë.

– Kontrolli ka vazhduar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar ku në njërën nga garazhet është gjet: një qese me narkotikë të dyshuar si kokainë me peshë (5) gr. dhe në një dollap është gjet edhe një revole e modelit Zoraki me një fishek me gaz.

– Ne veturën pasat pronë e të dyshuarit me iniciale (F.B.) janë gjet (5) qese me substancë narkotike të dyshuara të llojit marihuanë me peshë 2.2 gr. dhe (4) qese me substancë të dyshuar kokainë me peshë 2.1 gr.

– Tek personi i dyshuar me iniciale (E. U.) janë gjet (3) qese me narkotikë të dyshuar e llojit marihuanë me peshe 3.5 gr.

– Tek i dyshuari me iniciale (A.P; 1986) jenë gjetur dy qese me narkotikë e dyshuar e llojit kokainë me peshe 4.1 gr.

– Tek i dyshuari me iniciale (L.K.) është gjet një qese me narkotikë e dyshuar e llojit KREK me peshë 0.5 gr.

– Në lidhje me rastin janë konfiskuar edhe tre (3) telefona celularë. Vlera e substancave narkotikeve të konfiskuar në shitje me pakicë arrin rreth dhjetë mijë Euro(10 000).

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i krimeve të rënda, ku me aktvendim të tij dy persona të dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse tre (3) të tjerët pas intervistimit dërgohen në procedurë të rregullt.

Gjithashtu lexoni:

Ngritet aktakuzë ndaj dy personave që jepnin fajde me kamata marramendëse

Organizim i skemave piramidale, arrestohen dy persona në Drenas

Deponohen nga klientë të ndryshëm para të falsifikuara, Policia heton rastin në Prishtinë

Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë

Nënshkruhet marrëveshja për siguri në komunikim ndërmjet FSK-së dhe EUCOM-it

KosovaNewss 16/07/2023 16/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

E konfirmon Ancelotti: Më 26 maj do të jem trajner i Brazilit
15:24 -13/05/2025
Zelensky: Moska po hesht për bisedimet me Putinin në Turqi, kjo është e çuditshme
15:22 -13/05/2025
Ngritet aktakuzë ndaj dy personave që jepnin fajde me kamata marramendëse
15:12 -13/05/2025
Organizim i skemave piramidale, arrestohen dy persona në Drenas
14:56 -13/05/2025
Ngërçi politik, Ambasada gjermane: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull, i kemi thënë edhe Presidentes
14:31 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?