KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Anglia mposht Italinë dhe siguron kualifikimin në EURO 2024
Sport

Anglia mposht Italinë dhe siguron kualifikimin në EURO 2024

Kosova News
Kosova News 22:49 -17/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja e Anglisë ka ‘prerë’ biletën për në EURO 2024 pas fitores me rezultat 3-1 ndaj Italisë në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley”.

Ishin mysafirët ata që dolën të parët në avantazh kur në minutën e 15-të Gianluca Scamacca shërbehet mjaft mirë në zonë nga Giovanni Di Lorenzo për të çuar topin në rrjetën e Pickford. (0-1)

Anglia barazoi shifrat në minutën e 32-të , ku penalltinë e fituar nga Jude Bellingham e konkretizoi në gol Harry Kane. (1-1)

Deri në përfundim të pjesës së parë nuk pati raste të mira shënimi dhe dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të barabartë.

“Tre Luanët” e nisën fuqishëm pjesën e dytë ku arritën të shënojnë golin e epërsisë dhe të rikthimit në minutën e 57-të përmes Marcus Rashford, i cili me një goditje tejet precize e lë në ‘gjumë’ Gianluigi Donnarumman i cili nuk mundi të bëjë asgjë në atë rast. (2-1)

Goli i tretë dhe ai që vulosi fitoren e Anglisë, u shënua në minutën e 77-të ku edhe kësaj radhe protagonist për anglezët ishte Harry Kane i cili u tregua i pagabueshëm në një rast ballë për ballë me portierin. (3-1)

Me këtë fitore Anglia edhe matematikisht ka siguruar kualifikimin për në Evropian, ndërsa Italisë i janë vështirësuar punët pasi që tani ata renditen në pozitën e tretë në grupin C me tri pikë më pak se Ukraina, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Muajin e ardhshëm Italia do ta ketë përballë Ukrainën dhe siç duket në atë sfidë do të vendoset se kujt do t’i takojë vendi i dytë dhe plasmani për në EURO 2024.

Gjithashtu lexoni:

Agim Ademi takohet me talentin Leon Avdullahu, mesfushori mund t’i bashkohet Kosovës

Chelsea kërkon me çdo kusht portierin e Milanit

Dortmundi fiton goleadën ndaj skuadrës afrikane

Mbappe mungon sërish për Real Madrid

Xhaka te Milani, klubi italian kontakton Leverkusenin

Kosova News 17/10/2023 17/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
22:20 -22/06/2025
Trumpi: Iranit ia hoqëm bombën bërthamore nga duart
22:03 -22/06/2025
Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit
21:33 -22/06/2025
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë
21:11 -22/06/2025
Një 48-vjeçar humb jetën në Shalë të Drenasit
21:03 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?