KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ancelotti tregon dallimin ndërmjet La Ligas dhe Ligës Premier
Sport

Ancelotti tregon dallimin ndërmjet La Ligas dhe Ligës Premier

KosovaNewss
KosovaNewss 21:03 -11/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë për mediat në Spanjë se niveli i taktikave në La Liga është shumë më i lartë se sa ai në Ligën Premier pas fitores së ekipit të tij me rezultat 4-0 ndaj Celta Vigos.

Krahas shumë futbollistëve që kanë preferuar gjatë viteve të fundit kalimin në Ligën Premier, ka edhe shumë prej trajnerëve që gjithashtu kanë kaluar në Angli.

Momentalisht shtatë trajnerë në Ligën Premier kanë drejtuar më parë klube në La Liga, duke përfshirë katër trajnerë spanjollë.

Sidoqoftë, Ancelotti në një prononcim për Diario AS ka thënë se La Liga është para Anglisë në aspektin e strategjisë.

“Është ndryshe. Kjo nuk do të thotë më mirë apo më keq. Ka më pak taktika. Në nivel taktikash, La Liga është shumë më e mirë se sa ajo e Anglisë. Nëse flasim për intensitet, ritëm, atëherë liga angleze ka më shumë, por ajo spanjolle ka më shumë kualitet në aspektin e taktikave”, ka thënë Ancelotti.

Rezultet e dobëta në Evropë këtë sezon kanë ngjallur frikë në Spanjë se La Liga nuk do të jetë konkurrent i denjë me ligat tjera.

Real Betisi u eliminua nga Dinamo Zagrebi në Ligën e Konferecnës, ndërsa Osasuna ra gjatë raundit të kualifikimeve dhe Sevilla u eliminua si vendi i fundit në grup në Ligën e Kampionëve.

Nëse Atletico Madridi, Barcelona dhe Villarreali nuk arrijnë kualifikimin pas ndeshjeve të dyta, atëherë Real Madridi do të mbetet ekipi i vetëm spanjoll në çerekfinale të çdo kompeticioni

Gjithashtu lexoni:

Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit

Bokserja Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

Lionel Messi rikthehet në Kombëtaren e Argjentinës

Gjykata e Lartë Spanjolle tregon për çfarë akuzohet Raul Asencio

Conceicao i zhgënjyer me humbjen e finales në Kupën e Italisë: U luajt shumë pak futboll

KosovaNewss 11/03/2024 11/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Sot mot me diell dhe vranësira
08:31 -17/05/2025
Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
08:28 -17/05/2025
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?