KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analistja serbe: Beogradi përdori situatën ne veri për t’i ikur marrëveshjes serioze me Kosovën
PolitikëRajon

Analistja serbe: Beogradi përdori situatën ne veri për t’i ikur marrëveshjes serioze me Kosovën

Kosova News
Kosova News 23:58 -07/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sonja Biserko, analiste nga Serbia, ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës është imponim nga Beogradi.

“Gjithmonë ka qenë politikë e Beogradit t’i instrumentalizojë serbët e Kosovës. Ne kemi bërë shumë anketa e hulumtime me serbët e Kosovës dhe ne e dimë se çka mendojnë ata për Beogradin. Kanë shumë probleme me Beogradin por edhe varen prej tij, kështu që janë njëfarë pengu i Beogradit dhe krejtësisht impotentë për të bërë diçka vetë e edhe nëse bëjnë diçka vetë do të kërcënohen nga Beogradi”, ka thënë ajo.

Sipas Biserkos, veprimet e fundit të Serbisë, përmes serbëve të Kosovës janë bërë me qëllim që pala serbe t’i ikë një marrëveshjeje serioze në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke përmendur këtu edhe propozimin franko-gjerman.

“Është shumë e popullarizuar këtu të thuhet që Kurti është përgjegjës për të gjitha. Por, shumë njerëz e kuptojnë që ky është manipulim sepse ju e dini që kjo marrëveshje e Berlinit dhe Parisit nuk është pranuar nga Beogradi, ashtu siç tha (Ivica) Daçiqi dje”.

“Kështu që kjo situatë ka qenë një lloj ikje apo mohim për të bërë ndonjë marrëveshje serioze me Kosovën. Gjithashtu mendoj që ky manipulim i serbëve të Kosovës është problem i jonë i moçëm sepse ata sillen saktë si do Beogradi, janë të instrumentalizuar sidomos prej që është instaluar Lista Serbe”, thekson Biserko në një intervistë për emisionin ‘Kallxo Përnime’ 

Analistja serbe ka thënë se pajtohet me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se vendimi për të braktisur institucionet e Kosovës është i diktuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe se ai është duke e bërë këtë në koordinim të ambasadorit rus në Beograd me të cilin ai konsultohet rregullisht lidhur me Kosovën.

“Unë pajtohem me këtë deklaratë. Bile desha unë ta përmend sepse nuk është vetëm dëshirë e Beogradit por kjo është dëshirë e Rusisë sepse ata dëshirojnë të ekzistojë një konflikt i ngrirë në Kosovë, por edhe në Bosnjë dhe krijojnë telashe/ferr kudo që munden dhe kudo që shkelin në planet”, tha ajo.

Sonte në emisionin ‘Kallxo Përnime’ është duke u transmetuar emisioni për situatën në veri, ku në dy ditët e fundit serbët atje vendosën t’i lëshojnë institucionet e Kosovës dhe protestuan për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për konvertimin e tabelave të veturave nga ato ilegale në ato të RKS-së.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon numërimi në Tiranë, Majko nuk i siguron votat për Kuvend

Presidenca: Mosveprimi i drejtësisë po inkurajon kërcënimet ndaj Presidentes Osmani

Diskutohet liberalizimi i tregut të energjisë – Kurti garanton mbështetje për sektorin prodhues

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Në raportin final të Misionit të BE-së  theksohet ndërhyrja eksplicite në zgjedhje e Richard Grenell, në mbështetje të opozitës e kundër Kurtit

TAGGED: Aleksandar Vuçiq, Propozimi franko-gjerman, Sonja Biserko
Kosova News 07/11/2022 07/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
65%
1 km/h
Mon
17 °C
Tue
20 °C
Wed
20 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

“Të fala nënës babë”, Murati me postim prekës pas përfundimit të të pames për babanë e tij
22:56 -19/05/2025
Zelensky propozon takim mes Ukrainës, Rusisë, SHBA-së, BE-së e Britanisë
22:33 -19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për marrje të ryshfetit, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes
22:02 -19/05/2025
“Marrëveshje kartel”, në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave – fillon hetimi
21:59 -19/05/2025
Real Madridi planifikon të bëjë një transferim prej 100 milionë eurosh
21:06 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?