KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analisti serb: Vuçiqi ka hequr dorë nga targat, Kurti kërkon garanci nga BE dhe SHBA
Rajon

Analisti serb: Vuçiqi ka hequr dorë nga targat, Kurti kërkon garanci nga BE dhe SHBA

Kosova News
Kosova News 15:18 -22/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Analisti politik serb Dushan Janjiq beson se do të arrihet një marrëveshje për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse siç thotë ai, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka hequr dorë nga targat ilegale të Serbisë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Janjiq ka thënë se Vuçiq ka propozuar në Bruksel që Serbia të mos shtypë targat e qyteteve të Kosovës (KM, PE, PR, PZ, DJ, GL, UR) në të ardhmen, por kryeministri i Kosovës ka kërkuar garanci nga Bashkimi Evropian dhe SHBA se ajo do të respektohet dhe se do të jetë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar mbrëmë vonë se pranon kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrjen për 48 orë të zbatimit të masës për ndëshkimin e shoferëve që nuk kanë ndërruar targat me shenja serbe dhe Janjiq vlerëson se masa e ndëshkimit të pronarëve me targa KM është shtyrë deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Kështu, sipas Janjiq, në vitin e ardhshëm pronarët e veturave në veri të Kosovës me targa të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë do të duhet të riregjistrojnë veturat e tyre.

“Në Kosovë do të mund të lëvizin vetura me targa RKS dhe SRB të njohura ndërkombëtarisht, por jo automjetet me targa të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë. Prandaj, banorët e veriut të Kosovës që nuk duan targa RKS do të duhet të regjistrojnë vendbanimin e tyre në Serbinë qendrore dhe të regjistrojnë veturat e tyre në p.sh. KG, BG, KŠ, LE dhe targa të tjera”, ka shpjeguar Janjiq.

Ai ka vlerësuar se numri i veturave me targa të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga MPB-ja e Serbisë shumë shpejt do të zvogëlohet në një numër simbolik.

“Për një vit nuk do të ketë targa të qyteteve të Kosovës në veri të Kosovës. Vuçiq do të marrë një vendim zyrtar për të anuluar shtypjen e targave të qyteteve të Kosovës dhe Kurti dhe për të shtyrë përkohësisht gjobitjen e tyre. Problemi me riregjistrimin do të zhduket me kalimin e kohës, sepse nuk do të ketë më targa KM”, ka thënë në fund Janjiq.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

Vendoset vendkalim kufitar RMV-Greqi në zonën e Liqenit të Prespës, Toshkovski: Në Evropë kufijtë duhet të lidhin vende e jo të ndajnë

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës

Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave të anëtarësimit

Tepiq: Franca ka prova për lidhjet e Vuçiçit me kartelet e drogës

Kosova News 22/11/2022 22/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?