KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analisti serb: Njohja e Kosovës filloi më Marrëveshjen e Kumanovës, kur Serbia nënshkroi kapitullimin
Politikë

Analisti serb: Njohja e Kosovës filloi më Marrëveshjen e Kumanovës, kur Serbia nënshkroi kapitullimin

Kosova News
Kosova News 20:59 -31/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Njohja de facto e Kosovës, e cila është javët e fundit është bërë shumë aktuale si një detyrim që Serbia duhet ta zbatojë në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, paraqet një lloj “njohjeje të butë” dhe një mënyrë për të rregulluar marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, thotë Zoran Gavriloviq, drejtor ekzekutiv në Byronë e Kërkimeve Sociale (Birodi).

Ndryshe nga njohja ndërkombëtare, de jure e Kosovës, në të cilën Serbia nuk mund të ndikojë drejtpërdrejt, përveçse duke insistuar ndoshta që çdo vend që e ka njohur zyrtarisht Kosovën të tërheqë njohjen e saj, termi njohje “de fakto” u prezantua dikur nga diplomati britanik Robert Cooper, ish ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi.

Siç shpjegon Gavriloviq, duke iu referuar shpjegimeve të juristëve, nuk ka një përkufizim të qartë se çfarë do të thotë njohje de facto. Duke iu referuar fjalëve të Robert Cooper – Gavriloviq thekson se është një lloj ligji postmodern ku me përkufizime të shtrira në të vërtetë po përpiqeni të arrini qëllimin që i keni vënë vetes, që është rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet dy entiteteve.

Mirëpo, siç thotë Gavriloviq për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe), ka disa tregues që flasin për atë që sjell njohja “e butë”, de facto, kurse gjithçka filloi me Marrëveshjen e Kumanovës, kur siç ai, Serbia nënshkroi kapitullimin dhe plotësisht tërhoqi ushtrinë dhe policinë e saj nga Kosova.

“Keni marrëveshje nga viti 2011 sa i përket pikakalimeve kufitare dhe librave amzë. Më pas në vitin 2013, marrëveshja e Brukselit ku Serbia pranoi të zhvillojë zgjedhjet lokale, të tërheqë gjyqësorin sepse sot keni një situatë kur në Kosovë gjykohet sipas ligjeve të Kosovës dhe serbët gjykohen nga gjyqtarët e Kosovës. Në anën tjetër, ju keni Marrëveshjen për Drejtësi, ku serbët duhet të gjykojnë serbët në veri të Kosovës”, thotë Gavriloviq, transmeton Telegrafi.

Ai ka përkujtuar edhe elemente të tjera të njohjes joformale të Kosovës, se Serbia i ka motivuar bashkëkombësit që të marrin letërnjoftime atje, dhe që ata njerëz të votojnë në zgjedhje dhe të kenë përfaqësues në institucionet e Kosovës, siç është Parlamenti.

“Ata i konsumojnë të gjitha të drejtat e përcaktuara me kushtetutë dhe ligje, dhe një nga ato të drejta është e drejta për informim dhe se serbët në Kosovë kanë kanalin e tyre në kuadër të televizionit të Kosovës. Në anën tjetër partia kryesore politike e Serbëve në Kosovë – Lista Serbe në vitin 2017 është regjistruar si palë që njeh Republikën e Kosovës, ligjet e Republikës së Kosovës”, thotë Gavriloviq.

Ai shton se e gjithë kjo në fakt do të thotë se Serbia tashmë e ka zbatuar njohjen de facto të Kosovës.

Njohja de facto është një proces i butë që, sipas interpretimit të Gavriloviqit, të çon në realitet përmes zbatimit të disa masave, përkatësisht se ekzistojnë dy subjekte të ndryshme juridike dhe se Kosova në fakt tani ka një lloj njohjeje se nuk është më pjesë e sistemin juridik serb.

“Me ato koncepte fleksibile, Cooper u dha politikanëve në Serbi dhe Kosovë një shans që para opinionit të tyre publik lokal të flasin për negociatat me palën tjetër”, tha ai.

“Loja këtu është se të gjithë në fakt fitojnë diçka dhe humbasin diçka. Pala kosovare do të marrë një lloj njohjeje se nuk është më pjesë e sistemit juridik të Serbisë dhe se ka autonomi në raport me Serbinë, dhe kjo është njohja faktike. Serbia do ta marrë Asociacionin jo si Republika Srpska, por si një formë e organizimit të autonomisë politike të serbëve në Kosovë, në ato komuna ku ata janë shumicë. Dhe kjo është loja dhe është diçka që BE-ja dëshiron që kjo pjesë e hapësirës evropiane thjesht të rregullohet dhe të integrohet në BE”, thotë Gavriloviq.

Duke rikujtuar se me vite të tëra ka oficerë ndërlidhës mes Serbisë dhe Kosovës, hapi tjetër, siç thotë ai, është ngritja e këtyre marrëdhënieve në një nivel pak më të lartë diplomatik.

“Serbisë tani i kërkohet të krijojë misione të përhershme. Sikurse Serbia në Kosovë, po kështu Kosova në Serbi. Dhe kjo në fakt do të ishte një hyrje në ngritjen e ambasadave. Krijimi i ambasadave është diçka që duhet të jetë një akt njohjeje formale dhe kjo do të ishte pjesë e informales”, tha analisti serb.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?