KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analisti nga Uashingtoni: Dy herë e kam takuar Kurtin, ai dje përdori një taktikë në Bruksel
Politikë

Analisti nga Uashingtoni: Dy herë e kam takuar Kurtin, ai dje përdori një taktikë në Bruksel

Kosova News
Kosova News 17:26 -19/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Damir Marushiq, bashkëpunëtor i lartë i Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik nga Uashingtoni, thotë se Kryeministri Kurti ka një strategji të tij, me të cilën po provon t’i aktivizojë evropianët dhe t’i bërë Serbisë presion. Ai thotë se nga përshtypjet që ka prej kur e ka takuar Kurtin, Kryeministri kosovar “e thotë atë që e beson”

Marushiq e ka komentuar takimin e 18 gushtit mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq. Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, ai i tha se nuk ka shpresa që së shpejti do të arrihet një marrëveshje finale.

Sipas tij, diplomacia që inkurajon tensione, është një lojë e rrezikshme në një situatë me tensione në veri të Kosovës.

Marushiq thotë se Kryeministri Kurti po shtyn “një linjë” në negociatat me Serbinë.

“Në njërën anë, me të vërtetë duket se jemi në një ngërç serioz, ku është vështirë të shihet kur do të arrihet rezultat. Por në të njëjtën kohë, ka të bëjë me diplomacinë. Unë mendoj që (kryeministri i Kosovës) Albin Kurti është duke shtyrë këtë linjë, që në parim duhet të theksohen kundërshtimet, para se të arrihet ndonjë rezultat. Roli i diplomacisë është të merren situata të tilla dhe të jenë kreativë me to. Patjetër, ajo çfarë është e nevojshme për këtë është një vullnet i mirë, nga të dyja anët, dhe nuk e kemi parë këtë”, ka thënë ai.

Sipas Marushiqit, Kurti ka një strategji për t’i shtyrë evropianët të merren më intensivisht me dialogun dhe t’i bëjnë presion Serbisë. Por, thotë analistit, evorpianët janë të interesuar vetëm për stabilizim.

“Mendoj se logjika e Kurtit është se duke insistuar dhe duke theksuar kundërthëniet në dialog, do t’i shtyjë evropianët të jenë më proaktivë dhe t’i bëjnë presion Serbisë të pajtohet. Çfarë po shoh deri më tani megjithatë, evropianët specifikisht nuk janë të angazhuar aktivisht në këtë. Janë më të interesuar vetëm për stabilizimin e situatë”.

Marushiq thotë se e është takuar me Kurtin dhe se ai thotë atë që beson.

“Është definitivisht pozita e tij negociuese. E kam takuar Kurtin dy herë. Unë besoj se është një burrë që në përgjithësi thotë atë që beson. Ndryshe nga ajo kur shpesh na duhet të gjejmë se çfarë është pozita negociuese e dikujt, mendoj se me Kurtin, ai beson se rritja e presionit mund të çojë në ndonjë rezultat, ose ndonjë presion i shtuar ndaj Serbisë, për të arritur te një marrëveshje finale. Ai është i vendosur ta bëjë këtë. Por nuk shoh ndonjë rrugë të shpejtë për zgjidhjen e krizës, ashtu siç janë gjërat momentalisht”, thotë analisti nga Uashtingtoni. /Express/

Gjithashtu lexoni:

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kush është “Kasapi i Bosnjës”, RATKO MLADIQ për të cilin Sveçla tha se u përdor në kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës?

Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin, Ratko Mladiq

ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

Haradinaj përkujton Betejën e Loxhës

Kosova News 19/08/2022 19/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli dërgon ekipin në Katar për bisedime me Hamasin – a do të shohim një armëpushim në Gaza së shpejti?
16:33 -06/07/2025
Shahini i reagon kompanisë ‘Pastrimi’: Krejt fëlliqësirat e mbeturinave që presohen po rrjedhin në rrugët e lagjes Mati1
16:16 -06/07/2025
Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e një polici
16:10 -06/07/2025
Ekipi turk i Monitorimit në KFOR vazhdon të jap kontribut të madh në ofrimin e sigurisë në Kosovë
15:57 -06/07/2025
Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës
15:43 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?